Aktualitet

“S’ka sens mbajtja e maskës nga ata që nuk janë të ifnektuar”, Brataj jep këshilla pasi mposhti koronavir

23 Prill 2020, 16:52 Nga DOSJA
“S’ka sens mbajtja e maskës nga ata që nuk janë

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë disa këshilla që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët, në mënyrë që të ruhen nga Covid-29. Në një komunikim përmes profilit të tij në Facebook, Brataj, i cili e mposhti koronavirusin, shprehet se ky virus, pavarësisht se ka simptoma të ngjashme me gripin është më agresiv.

Brataj shton se të gjithë bartësit duhet të përdorin patjetër masakt për të mos infektuar të tjerët, ndërsa për ata që nuk lëvizin nuk ka sens.

“Ka simptoma shumë të ngjashme me gripin, por është më agresiv, sulmon në një kohë shumë të shkurtër një numër shumë të madh njerëzish. Nuk është tamam si gripi. Maska që ne përdorim, ato të thjeshtat, nuk të mbrojnë nga infektimi. Nëse unë jam bartës i sëmundjes, duhet të përdor maskën, për të mos infektuar të tjerët. Për t’u mbrojtur 100% nga të infektuarit, personeli shëndetësor përdorin maskat kirurgjikale. Nëse jemi në lëvizje, nuk je i sëmurë, nuk ka sens përdorimi i maskës. Maska duhet përdorur, kur je i infektuar, kur do të shkosh në një vend ku do të rrish në radhë, mund ta përdorësh. Koronavirusi nuk shkakton arrest kardiak të menjëhershëm. Pra, nëse shihni dikë në rrugë duke u rrëzuar, duhet ta ndihmoni, të afroheni të paktën, ta pyesni, pasi të vini dorezat dhe maskën”, u shpreh kreu i Urgjencës. Sa i takon moshave, që rrezikojnë më shumë, Brataj tha “Koronavirusi nuk sheh në fytyrë askënd, i prek të gjithë. Infeksionin mund ta marrin të gjithë njësoj, por shfaqja e tij varet nga mosha, sëmundshmëria që mund të ketë secili,”- shprehet Brataj ndër të tjera.

Shefi i Urgjencës u infektua disa javë më parë me koronavirusi, ndërsa shprehej se nuk e dinte nga e kishte pandeminë. Ai u shpreh se kishte pasur simptoma dhe kishte bërë testin, që rezultoi pozitiv. Pikërisht nga ai moment, Brataj bëri me dije se u vetëkarantinua për t’u rikuperuar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 16:22

TIRANË– Një tjetër person ka rezultuar me Covid-19 në burgje. Faxweb shkruan se bëhet fjalë për një person në burgun 302, dhe se kjo ngjarje është mbajtur ...