Koronavirusi izolon njerëzit, ‘çlirohen’ flamingot dhe pelikani kaçurrel, pushtojnë lagunën e Karavastasë
23 Prill 2020, 18:00Nga DOSJA
SHQIPËRI- Për shkak të pandemisë së Covid-19, e cila ka izoluar botën po ashtu edhe Shqipërinë ka bërë që mos të zhvillohet gjuetia. Për këtë arsye numri flamingove rozë ka ‘pushtuar’ Shqipërinë ku dhe i ka dhënë asaj një bukuri të veçantë.
Për këtë bukuri të rrallë të botës së faunës dhe florës shqiptare ka shkruar dhe media prestigjoze ‘The Telegraph“, duke u përqëndruar tek dy gjallesat e rralla që gjenden në parkun e Karavastasë, si flamingo dhe pelikani kaçurrel.
Sipas tyre, bazuar në një raport nga vendi ynë shifrat e flamingove janë rritur me gati një të tretën e normales kohët e fundit. Po ashtu ata kanë shtuar se kjo ka ardhur si pasojë e mbylljes së njerëzve në banesa për shkak të pandemisë.
“Flamingot rozë dhe Pelikani kaçurrel po lulëzojnë falë qetësisë së lagunave përreth vijës bregdetare shqiptare”, ka shkruar gazetari Tom Gibbs për “The Telegraph”.
Po ashtu kureshtje të veçantë kanë shfaqur për pelikanin kaçurrel që rritet në Lagunën e Karavastasë.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Të gjithë qytetarët do të duhet të karantinoheshin në shtëpi që prej orës 17:30 por në kryeqytet ka ende lëvizje. Dosja.al ka siguruar disa pamje n...
TIRANË– Situata me koronavirusin në vend ka bërë që protestat të harrohen, por banorët e fshatit Hambar në Fier janë mbledhur për të kërkuar të drejtat e t...
TIRANË– 129 shqiptarë kanë mbërritur nga Franca në Tiranë në kuadër të operacionit të riatdhesimit për shkak të koronavirusit. Pas kontrollit në aeroport, ...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë disa këshilla që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët, në mënyrë që të ruhen nga C...
TIRANË– Djali i aktorit të ndjerë Rikard Ljarja, Leandri i ka dedikuar të atit dia vargje prekëse, teksa shkruan se nuk i thotë dot lamtumirë. Në një statu...
Aktualitet23 Prill 2020, 16:22
TIRANË– Një tjetër person ka rezultuar me Covid-19 në burgje. Faxweb shkruan se bëhet fjalë për një person në burgun 302, dhe se kjo ngjarje është mbajtur ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foton e një të porsaklinduri në spitalin e Krujës, qytet i cili është kthyer në nj...