Aktualitet

Riatdhesimet/ Mbërrijnë nga Franca në Tiranë 129 shqiptarë, do karantinohen 14 ditë në Durrës

23 Prill 2020, 17:01 Nga DOSJA
Riatdhesimet/ Mbërrijnë nga Franca në Tiranë 129

TIRANË– 129 shqiptarë kanë mbërritur nga Franca në Tiranë në kuadër të operacionit të riatdhesimit për shkak të koronavirusit. Pas kontrollit në aeroport, 129 udhëtarët do transportohen me autobusë në Durrës.

Aty shqiptarët do të duhet që të karantinohen për 14 ditë dhe do të ruhen nga forcat e armatosura që të mos dalin nga dhomat e tyre.

Ndërkohë që më datën 26 prill, nga ora 11:00-13:45 do të ketë fluturime nga Tirana në Bruksel dhe më pas avionic do të kthehet në kryeqytet në orën 14:45 deri në 17:15.

Që prej 18 prillit, qeveria shqiptare nisi procesin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë dhe akomodimit të tyre në njësitë hoteliere në Durrës. Deri më tani,me “Air Albania”, nga Italia dhe Turqia, Gjermania dhe Britania e Madhe janë kthyer rreth 514 persona, të cilët janë akomoduar në 14 hotele.

Shqiptarët, të cilët kishin mbetur jashtë kufijëve për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit, kanë paguar vetë biletën e kthimit, ndërsa do të duhet të paguajnë edhe 7 euro për ushqimin çdo ditë. Ndërsa ata që vijnë nga Greqia, karantinohen në hotelet e Korçës dhe duhet të paguajnë 35 mijë lekë në ditë për person.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 16:22

TIRANË– Një tjetër person ka rezultuar me Covid-19 në burgje. Faxweb shkruan se bëhet fjalë për një person në burgun 302, dhe se kjo ngjarje është mbajtur ...