Aktualitet

23 Prill 2020, 16:22 Nga DOSJA

TIRANË– Një tjetër person ka rezultuar me Covid-19 në burgje. Faxweb shkruan se bëhet fjalë për një person në burgun 302, dhe se kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë, duke mos ua treguar as të burgosurve të tjerë.

Të paraburgosurit e tjerë nuk janë në dijeni të rastit dhe mësohet të jenë shprehur se ua kanë mbajtur të fshehtë. “Nuk kemi dijeni, e mbajnë të fshehtë,“- mësohet të kenë thënë ata për Faxweb.

Ndërkohë pritet përgjigjia e tre tamponëve që janë marrë në burgun e Fushë Krujës.

Edhe në burgun 313, situata nuk është fort e mirë.  13 raste të reja janë zbuluar në burgun “313”. “Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë,“- u shpreh Daja, teksa raportoi shifrat e sotme për të infektuarit në Shqipëri.

Personi i parë i prekur nga Covid-19, u raportua të ishte një shtetas italian, i cili vuan dënimin në burgun “313”, pasi është arrestuar për trafik droge.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu 302 koronavirusi ne shqiperi burgu 302 koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll