Bota

Presidenti Hashim Thaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjithçka përfundon me sukses

23 Prill 2020, 15:41 Nga DOSJA
Presidenti Hashim Thaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mediat vendase shkruajnë se Thaçi ëstë operuar në QKUK, dhe se fatmirësisht ndërhrja ka rezultuar e sukseshme. 

Ndërkohë nga ana e Presidencës ka pasur edhe një njoftim ku sqarohet se aktualisht Presidenti Thaçi është nën kujdesin e personelit mjekësor, por nuk dihet shkaku i operacionit. 

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional. Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në,”– shkruhet në njoftim.

Prej disa ditësh gjendja shëndetësore e Thaçit është lakuar shumë në media. Presidenti pati një kontroll më 20 prill, dhe shkoi sërish në spital, më datë 21, por nga ana e Presidencës nuk u komentua asgjë për rëndim të gjendje shëndetësore. 

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosove operohet hashim thaci hashim thaci kosove operohet hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 15:21

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi...