Bota

Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 589 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi

23 Prill 2020, 13:30 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 589 njerëz në 24

BRITANI E MADHE-  Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar  589 viktima si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19  mbi 18 mijë.

Deputetët konservatorë kanë paralajmëruar qeverinë se ajo duhet të krijojë  besim tek  publiku që të jetë përgjegjës dhe të shpjegojë sesi dhe kur mbyllja mbarëkombëtare do të fillojë të lehtësohet.

Bilanci i ditës së sotme të vitimave nga  koronavirusi është më e ulët se dje, kur u konfirmuan 763 të vdekur, ndërsa të martën vdiqn 828 persona.

Numri i përgjithëm ditor vjen pasi Anglia regjistroi 514 të vdekur. Skocia raportoi 58 vdekje, ndërsa 17 u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore nuk ka publikuar ende numrin e ri të vdekjeve.

Rritja e përditshme e kombinuar nga tre kombet (pa përfshirë Irlandën Veriore) vjen shkon në 589, që mund të jetë e ndryshme nga shifra e raportuara më vonë nga Departamenti i Shëndetësisë (DH) këtë pasdite. Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto vdekje kanë ndodhur në spitalet e gjithë Mbretërisë së Bashkuar, por ata nuk marrin në konsideratë njerëzit që vdesin në shtëpi.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: Metro

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 11:43

GREQI– Greqia një ndër vendet e prekura nga koronavirusi ka parë një rritje të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa është rritur edhe numri i  viktima...