Bota

E “pushtuar” nga Covid-19, shkon në 47,808 numri i viktimave nga koronavirusi ne SHBA

23 Prill 2020, 15:38 Nga DOSJA
E “pushtuar” nga Covid-19, shkon në 47,808 numri i viktimave

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe vendi më i prekur nga koronavirusi, ku  numri i të infektuarëve dhe viktimave është rritur ndjeshëm.

Ditën e sotëm janë shënuar 149 të vdekur dhe janë infektuar 2.869 të tjerë.  Ndërkohë me rritjen e sotme SHBA-të numërojnë në total  47,684 viktima ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 849,092 në bazë të raportimit të Worldometers.

Në këtë mënyrë SHBA mbetet ende  vendi më me shumë viktima dhe të infektuar në botë, ndërkohë që në Europë Italia, Spanja, Franca dhe Britania janë vendet më të prekura nga Covid-19.

Kujtojmë që me goditjen e rëndë që po përjeton Neë Yorku këto  javë,  Presidenti Trump ka deklaruar se do ndalojë emigracionin në gjithë Amerikën.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë humbur jetën 47,808 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 851,586 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 15:21

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi...