Bota

Privatësia e qytetarëve/ Si funksionojnë aplikacionet e gjurmimit të kontakteve me Covid-19

23 Prill 2020, 14:41 Nga DOSJA
Privatësia e qytetarëve/ Si funksionojnë aplikacionet e gjurmimit

TIRANË– Me lehtësimin e masave në vende të ndryshme të botës, shumë qeveri mund të kërkojnë nga qytetarët që të përdorin aplikacionet  e gjurmimit. Por sa dakord janë vetë banorët me këtë metodë dhe sa siguri ka në ruajtjen e të dhënave të tyre.

Prej shumë javësh shtetet e prekura nga virusi në mbarë botën po punojnë për  një aplikacion të ri ose e kanë apilkuar këtë metodë tek qytetarët.

Kujtojmë që Singapori vendi që u bë shembull  për  botën pasi kishte pak raste të reja dhe një numër të ulët të viktimave, publikoi aplikacionin TraceTogether që përdor sinjalet e Bluetooth për të regjistruar njerëzit dhe kontaktet e tyre.

Ndërkohë vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Izraeli po përdorin metoda të ngjashme. Në këto vende, përdoret gjurmimi i vendndodhjeve të njerëzve (GPS). Nga ana tjetër qasja për të përdorur Bluetooth po praktikohet edhe në disa vende të Europës, si Francë, Amerikën Latine, Australi dhe vende të Azisë.

Por cilat janë problemet që krijohen si shkak i këtij aplikacioni?

Sipas kritikëve pretendohet se të dhënat e këtyre sistemeve janë të pasakta, sepse disa telefona regjistrojnë sinjalet e Bluetooth pa qenë në gjendje të përcaktojnë distancën. Pra, do të regjistrohen edhe kontaktet që kanë qenë në një largësi mbi 2 metra.

Cënimi i privatësisë

Kur bëhet fjalë për qeveritë që po aplikojnë këtë  lloj metode gjurmimi të rasteve me Covid-19, qeveritë premtojnë se të dhënat e përdoruesve do të mbeten anonime dhe do të kufizohet përdorimi i informacionit. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që informacionet të nxirren aksidentalisht ose qëllimisht dhe të përdoren për arsye që nuk kanë lidhje me Covid-19.

Kujtojmë që deri më tani janë shumë shtete të prekura nga koronavirusi, që kanë paralajmëruar se me një rihapje të vendit, njeërzit do të duhet të përdorin këtë aplikacion.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: VOX.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aplikacioni per covid-19 koronavirusi ne bote aplikacioni per covid-19 koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll