Bota

Greqi/ Shkon në 124 numri i viktimave dhe  2.408i të infektuarve nga Covid-19

23 Prill 2020, 15:12 Nga DOSJA
Greqi/ Shkon në 124 numri i viktimave dhe  2.408i të infektuarve

GREQI– Numri i vdekjeve në Greqi ka shkuar në 124 , pasi tre vdekje të tjera u regjistruan brenda 24 orëve. Viktima e fundit ishte një burrë 90-vjeçar në “Sotiria”.

Ndërkohë raportohet se në orët e para të mëngjesit vdiqën dhe dy persona kryesisht të moshës 88 vjeç dhe një 76-vjeç në Selanik.

Sipas mediave vendase raportohet se numri i të infektuarve ka shkuar në 2.408 ku gjatë 24 orëve janë regjistruar 7 raste të reja. Mësohet se janë shëruar 577 perosona dhe 55 persona janë në gjendje të rëndë ku po trajtohen në kujdesin intensiv.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi.efsyn.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll