Bota

“Tre javë pa përqafuar fëmijët”, fqinji akuzon infermjeren britanike, i dërgon letër tek shtëpia e prindërve: Rrezik

23 Prill 2020, 15:02 Nga DOSJA
“Tre javë pa përqafuar fëmijët”, fqinji akuzon

BRITANI E MADHE– Mjekët dhe infermierët janë ata që po qëndrojnë në vijën e parë të kësaj lufte të egër me koronavirusin.  Përgjatë këtyre muajve të vështirë që po  kalojmë si shkak i koronavirusit janë parë shumë histori të trishat  ku mjekë e infermierë kanë surprizuar dhe kanë qenë pacientëve, por nga ana tjetër ka pasur edhe mjaftë kritikë që kanë sulmuar bluzat e bardha.

Një infermiere e NHS ishte mërzitur pasi u kthye në shtëpi nga puna, sepse ajo gjeti  një letër me një shënim agresiv nga një fqinj.

Ngjarja ka ndodhur në Southport, Merseyside ku infermierja britanike po  qëndronte në banesën e prindërve të saj, ndërkohë fëmijët dhe bashkëshortin e saj i ka parë vetëm për herë të fundit para 3 javësh.

Kur një ditë ajo u kthye nga puna, gjeti letrën e një fqinji i cili e akuzonte atë   se rrezikon jetën e banorëve.

“Për Nr.15. Kjo ndërtesë kryesisht ka më shumë njerëz të moshuar, shumë prej nesh me kushte themelore. Ju po na vini në rrezik jetën e familjeve tona për sa kohë qëndroni këtu. Si infermiere e vijës së parë të Covid-19, ju duhet të dini më mirë.”-ka shkruar ai.

Ndërkohë në letër ishte shënuar edhe dërgesi. Fqinji kishte shkruar në anën tjetër të letrës: “Një banor i shqetësuar.”

Toni Gouldbourne, 58 vjeç, babai i infermjeres tha që shënimi i fqinjit ishte për  vajzën e tij e cila ishte mërzitur shumë.

‘Kur ajo u kthye vonë në shtëpi atë ditë, ky mesazh ishte kutinë e pëllumbave tonë, por ajo u mërzit shumë, pasi rrezikon jetën e saj çdo ditë dhe nuk i ka  përqafuar fëmijët e saj për gati tre javë.”- tha  i ati i infermjeres

Burimi: Metro 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe merseyside koronavirusi në britaninë e madhe merseyside

Sondazh

Poll