Bota

23 Prill 2020, 15:21 Nga DOSJA

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi, po kërkon të flasë në emër të 91 deputetëve, por ajo thotë se presidenti nuk mund të flasë në emrin e saj.

Ndër të tjera Osmani thotë se  7 vjet më parë Thaçi kishte sjellë në Kuvend një marrëveshje me Daçiçin, të cilën sipas saj, Thaçi e kishte quajtur njohje të Kosovës nga Serbia.

Sipas saj, kjo gjë krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucione dhe krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime.

Më tej kryetarja e Kuvendit thotë se edhe aso kohe ajo kishte votuar kundër, por edhe sot Thaçi po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve.

“Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit. Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen. #JoNëEmrinTim.” – ka shkruar Osmani.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci vjosa osmani hashim thaci vjosa osmani

Sondazh

Poll