Bota

10 ditë në koma/ Nëna e tre fëmijve zgjohet me lajmin e mrekullueshëm: Mëson se është shtatzënë me binjakë

23 Prill 2020, 14:21 Nga DOSJA
10 ditë në koma/ Nëna e tre fëmijve zgjohet me lajmin e

IRLANDË- 32-vjeçarja Danielle Martin, e cila ndodhej në koma teksa ishte infektuar me Covid-19, kur u zgjua pas 10 ditësh mori lajmin e mrekullueshëm. Mjekët i thanë se do të bëhej nënë me binjakë.

Mamaja e tre fëmijëve u dërgua me urgjencë në spital më 30 mars, për shkak se nisi të ndihej keq. Fillimisht Danielle, u diagnostikua me pneumoni, e më pas mjekët zbuluan se ajo ishte e infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

Partneri i saj, Bryan Green kishte frikë se të shoqes dhe binjakëve mund t’i ndodhte diçka e keqe duke qenë se ndodhej në koma. Ndërkohë pasi ka dalë nga koma, gruaja ka treguar se si ndihej përpara se të shkonte në spital.

“Pata një shtrëngim dhe dhimbje kraharori, mendova mos kisha infeksion. Por më tej situata u përkeqësua, mezi merrja frymë dhe Bryan njoftoi ambulancën. Sapo shkova në spital më futën në respirator,”- tregon Martin.

Burimi:Mirror

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danielle martin koronavirusi ne irlande danielle martin koronavirusi ne irlande

Sondazh

Poll