Bota

Teste falas/ Ky qytet në Kaliforni po teston çdo banor për koronavirusin, shumë shpejt do të jetë një ‘shembull’

23 Prill 2020, 14:16 Nga DOSJA
Teste falas/ Ky qytet në Kaliforni po teston çdo banor për

KALIFORNI– Testimi për virusin është një ndër mënyrat më të mira për të pasur nën kontroll situatën e vështirë të koronavirusit. Por teksa shumë shtete nuk po testojnë aq sa duhet, Bolinas, një qytet në veri të San Franciskos është qyteti i parë në SHBA që ka nisur të kryejë teste falas për të gjithë banorët.

Në këtë mënyrë qyteti në veri të Kalifornisë, po bëhet vendi i parë në SHBA që do të testojë të gjithë qytetarët i ka testuar për COVID-19. Por ky veprim sipas ekspertëve thuhet se është një shpresë për të ndihmuar më shumë vendin në krizën e koronavirusit.

Mediat e huaja shkruajnë se nëpërmjet fushatës GoFundMe janë mbledhur 300 mijë dollarë për blerjen e testeve dhe pajisjeve tjera të domosdoshme, ku dy sipërmarrës të këtij qyteti kanë shfrytëzuar kontaktet e tyre në mënyrë që hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë të ndihmojnë në këtë kirzë koronavirusi.

Është parë që shumë qytetarë janë të gatshëm të kryejnë testin me metodën “drive in” , kurse ata që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe me nevoja të veçanta, organizatat lokale jofitimprurëse së bashku me personelin mjekësor, shkojnë shtëpi më shtëpi për të marrë mostrat e qytetarëve.  Theksohet se në këtë qytet nuk janë lënë në harresë as të pastrehët.

“Është e pakuptimtë të fillojmë me shfuqizimin e masave, pa pasur ndonjë informacion lidhur me atë se si po zhvillohet coronavirusi në komunitet.“-ka thënë mjeku Aenor Sayer

Ndër të tjera ai shpjegoi në këtë mënyrë është e nevojshme të bëhen dy lloje testesh: testet PCR që tregojnë nëse ka infeksion të virusit në organizmin e njeriut dhe mostrat e gjakut që tregojnë ekzistencën e antitrupave.

Por thuhet se testimi në Bolinas të San Franciskos nuk është i detyrueshëm, por autoritetet kërkojnë që të heqin çdo pengesë për ata persona që duan të testohen, pa pagesë.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bolinas kaliforni koronavirusi ne shba san francisko bolinas kaliforni koronavirusi ne shba san francisko

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 11:43

GREQI– Greqia një ndër vendet e prekura nga koronavirusi ka parë një rritje të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa është rritur edhe numri i  viktima...