Bota

Shënohet viktima e 19-të nga koronavirusi në Kosovë, Klinika Infektive: Ishte 53 vjeç, prej ditësh ndodhej në gjendje të

23 Prill 2020, 12:52 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 19-të nga koronavirusi në Kosovë, Klinika

KOSOVË-  Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID 19 në Kosovë, duke u bërë kështu viktima e 19-të. Në një njoftim nga Klinika Infektive në Kosovë, bëhet me dije se viktima prej ditësh ndodhen në gjendje të rëndë.

Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive”, shkruhet në njoftim.

Kjo është vdekja e katrëmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti. Kjo është viktima e dytë nga Prizreni e cila humbi jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 11:43

GREQI– Greqia një ndër vendet e prekura nga koronavirusi ka parë një rritje të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa është rritur edhe numri i  viktima...