Bota

‘Dashuri në kohët e koronavirusit.” Çifti në Kolumbi njihen dhe martohen mes krizës së Covid-19

23 Prill 2020, 13:15 Nga DOSJA
‘Dashuri në kohët e koronavirusit.” Çifti në

KOLUMBI– Nga janari e deri më sot, për katër muaj me rradhë pavarësisht përhapjes së koronavirusit në mbarë globin nuk kanë munguar as dasmat  e çifteve që kishin planifikuar martesën e tyre dhe zgjodhën të mos e shtynin.

Por këtë herë ka një  histori  ndryshe nga Kolumbia ku një çift është njohur gjatë  kohës së koronavirusit dhe janë martuar kaq shpejt, ndërkohë që në botë po vdesin me mijëra njerëz.

Kjo ka qenë një martesë tradicionale në rrethana të jashtëzakonshme, nusja me maskë në  fytyrë, madje edhe në momentin e puthjes dy të rinjtë nuk kanë hequr maskën.

Edhe natën e tyre të dasmës ata e kaluan në izolim. Bëhet fjalë për Maria Cecilia Osorio dhe Alfonso Ardila, të  cilët u  takuan në këtë këtë vend të varfër të  Kolumbisë, por shumë shpejt vendi u izolua si shkak i koronavirusit  por ata  nuk hoqën dorë nga dashuria për njëri-tjetrin.

Kush e dinte që ata do të gjenin dashuri në mes të kësaj krize. “Unë erdha në këtë vend ku askush nuk më shikoi ose më përshëndeti, por këtu gjeta dikë që më donte dhe shqetësohej për mua“.- tha ai.

Banorët e tjerë në strehimore u bashkuan për të organizuar këtë dasëm këtu, duke pastruar baltën, duke zbukuruar me shirit si dhe krijuan një një altar. Të dy Maria dhe Alfonso janë besimtarë të krishterë dhe kanë gjetur forcë në besimin e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.

Mësohet se pasi të kalojë kriza, çifti shpreson të shijojnë një tjetër traditë të traditë të martesës, siç është muaji i mjaltit. Ata mezi presin datën 11 maj, kur gjendja e jashtëzakonshme e vendit pritet të marrë fund.

Burimi: yahoo

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alfonso ardila koronavirusi ne kolumbi maria cecilia osorio alfonso ardila koronavirusi ne kolumbi maria cecilia osorio

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 11:43

GREQI– Greqia një ndër vendet e prekura nga koronavirusi ka parë një rritje të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa është rritur edhe numri i  viktima...