Bota

Kina rrit mbështetjen për OBSH, dhuron 30 milionë dollarë shtesë për luftën kundër Covid-19

23 Prill 2020, 13:26 Nga DOSJA
Kina rrit mbështetjen për OBSH, dhuron 30 milionë dollarë

KINË– Kina ka thënë ditën e sotme se do të dhurojë një shtesë prej 30 milion dollarësh për Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO), e cila po kërkon më shumë se 1 miliard dollarë për të financuar betejën e saj kundër pandemisë që ka vrarë më shumë se 180,000 njerëz në të gjithë botën.

Premtimi vjen rreth një javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump pezulloi fondet për OBSH dhe akuzoi organizatën me qendër në Gjenevë për promovimin e “dezinformimit” kinez për virusin, i cili u shfaq në qytetin qendror të Ëuhan vitin e kaluar.

 “Kjo do të shërbejë për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë COVID-19, dhe për të mbështetur zhvillimin e sistemeve shëndetësore në vendet më pak të pasura.”- tha Geng Shuang, zëdhënës i diplomacisë kineze.

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, ka këmbëngulur të mërkurën që Kina nuk e informoi OBSH-në “si duhet” për shpërthimin e koronavirusit.

Covid-19, që u ka marrë më shumë se 180 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën, mendohet se u shfaq për herë të parë në qytetin qendror Wuhan të Kinës, i cili u mbyll në fund të janarit për të frenuar përhapjen.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi në kinë obsh donald trump koronavirusi në kinë obsh

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 11:43

GREQI– Greqia një ndër vendet e prekura nga koronavirusi ka parë një rritje të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa është rritur edhe numri i  viktima...