Bota

Mbi 180 mijë viktima në botë/ OBSH: Gjysma e vdekjeve nga Covid-19 kanë ndodhur në azile

23 Prill 2020, 12:35 Nga DOSJA
Mbi 180 mijë viktima në botë/ OBSH: Gjysma e vdekjeve nga

ZVICËR– Koronavirusi ka vrarë mbi 180 mijë njerëz në mbarë botën dhe ka infektuar më shumë se 2 milionë të tjerë. Në raportimet e bilanceve që ka bërë çdo shtet i prekur nga koronavirusi është vënë re se të moshuarit janë edhe grupmosha më e prekur nga Covid-19. Kujtojmë që përveç spitaleve shumë vdekje ka pasur edhe në azilet e pleqve.

Ky lajm është bërë me dije nga kreu rajonal për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Dr. Hans Kluge.

Kluge deklaroi në një konferencë për shtyp ditën e sotme se shumë  shqetësuese bilanci i viktimave  që raportohet nga qendrat kujdesit.

“Sipas të dhënave që vijnë nga Europa, më shumë se gjysma e atyre që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, ishin banorë të qendrave të kujdesit. Është një tragjedi e paimagjinueshme njerëzore.”- u shpreh ai.

Në shumë video e foto të publikuara nga mediat e huaja shihet se azilet e të moshuarve janë kthyer në “tragjëedi” për shkak të numrit të lartë të vdekjeve që shënohet orë pas ore.

Në shtetet më të goditura nga virusi, si Italia, Spanja, Gjermania,  Francë e Britania e Madhe shumica e të vdekurve janë banorë të këtyre azileve  ku jetojnë të moshuarit.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 11:43

GREQI– Greqia një ndër vendet e prekura nga koronavirusi ka parë një rritje të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa është rritur edhe numri i  viktima...