Aktualitet

5 infermierë në Kukës dhe Fier fitojnë betejën me COVID-19, shkon në 47 numri personelit të shëruar

23 Prill 2020, 11:33 Nga DOSJA
5 infermierë në Kukës dhe Fier fitojnë betejën me

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se  5 infermierë në Kukës dhe Fier kanë fituar betejën me COVID-19. Sipas saj numri i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 47.

“Edhe 5️⃣ infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 4️⃣7️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 Deri tani janë 3️⃣8️⃣5️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh”, shprehet ministrja në një postim në Facebook.

 

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se  në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 663. Numri i  viktimave është 27 dhe betejën me COVID-19  e kanë fituar 384 qytetarë. Virusi është përhapur gjerërisht në burgun “313” në Tiranë,  ku aktualisht janë 13 të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...