Aktualitet

Dy gra të tjera preken nga COVID-19 në Shkodër, njëra prej tyre u infektua nga i shoqi

23 Prill 2020, 09:51 Nga DOSJA
Dy gra të tjera preken nga COVID-19 në Shkodër, njëra prej

Shkodër- Dy rastet e fundit me COVID-19 në qytetin e Shkodrës janë gra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se njëra prej tyre është gruaja e një pacienti që ka rezultuar më herët i infektuar me COVID-19. Ndërsa, e infektuara tjetër është një moshuar.

Javët e fundit Shkodra është kthyer në një “vatër infeksioni”. Çdo ditë rritet numri i të infektuarve në këtë qark. Për këtë aryse më 11 prill, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se Qeveria ka shkarkuar  nga detyra Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja. Sipas Lleshajt, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Nuk mungoi një reagim i vetë Milljes i cili nënvizoi se në shkresën e shkarkimit të tij shkruhej vetëm: “lirohesh nga detyra”.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se  në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 663. Numri  viktimave është 27 dhe betejën me COVID-19  e kanë fituar 384 qytetarë. Virusi është përhapur gjerërisht në burgun 313 në Tiranë,  ku aktualisht janë 13 të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronaviruis ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronaviruis ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...