Aktualitet

Tragjike/ Burri i vdiq 20 vite më parë, shkrumbohet nga flakët 80-vjeçarja në Klos, fqinjët tentuan t’a shpëtonin…

23 Prill 2020, 09:22 Nga DOSJA
Tragjike/ Burri i vdiq 20 vite më parë, shkrumbohet nga flakët

KLOS- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në një fshat të Klosit ku si pasojë e djegies së banesës ka humbur jetën një 80-vjeçare. Gazetari Enver Doçi, raporton për Dosja.al se ngjarja ka ndodhur në fshatin Plesh të Bashkisë Klos, ku Behije Dalti u shkrumbua nga zjarri i rënë në banesën e saj.

Kanë qenë komshinjtë që kanë vënë re flakët në shtëpinë e të moshuarës duke i shkuar menjëherë në ndihmë, por neutralizimi i tyre ka qenë i pamundur për shkak se kishte marrë përmasa të mëdha. As ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës nuk ka arritur t’i shpëtojë jetën të moshuarës e cila ka gjetur vdekjen mes flakëve.

Për shkak të mungesës së rrugës, fikja e zjarrit është bërë me mjete rrethanore nga banorët dhe zjarrfikësit. Behije Dalti jetonte e vetme prej 20 vitesh në këtë banesë pasi burri i kishte ndërruar jetë dy dekada më parë. Ajo nuk ka asnjë të afërm tjetër dhe varrimin mund ta bëjnë komshinjtë ose Bashkia e Klosit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behije dalti zjarr ne banese ne klos behije dalti zjarr ne banese ne klos

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...