Aktualitet

VIDEO/ 100 të riatdhesuar nga Londra denoncojnë kushtet e karantinimit në Durrës, lavamanë të prishur, dhoma pa distancë,

23 Prill 2020, 11:21 Nga DOSJA
VIDEO/ 100 të riatdhesuar nga Londra denoncojnë kushtet e karantinimit

DURRËS- Pavarësisht se paguajnë 7 mijë lekë të vjetra në ditë për ushqim, kushtet e karantinimit të shqiptarëve që kthehen nga jashtë përmes operacioneve të emergjencës nga qeveria shqiptare, lenë shumë për të dëshiruar.

Grupi i riatdhesuar dje nga Londra, ka denoncuar në Dosja.al kushtet ku ndodhen në një hotel në Durrës, (emër i njohur për redaksinë), se pavarësisht debateve dhe kundërshtimit për të hyrë në këto dhoma, ata janë akomoduar atje, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje.

“Kemi që dje natën që kemi debatuar dhe nuk kemi pranuar të futemi në dhomat e hotelit pasi nuk plotësojnë dot as kushtet minimale të higjienës. Nuk po flasim për shërbimin e klientit pasi është ndoshta shumë, por kushtet minimale të higjienës në kushte normale. Ky është një problem që e ndajmë të gjithë papërjashtim. Hoteli nuk ka kapacitete infrastrukturore, njerëzore dhe sanitare për të na akomoduar në këtë situatë dhe përzgjedhja si hotel karantinë ishte totalisht e papranueshme. Kemi disa video nëse doni, ose mund të vini vetë dhe ta shqyrtoni situatën. Ne nuk dalim dot prej këtu dhe nga MSH nuk na përgjigjen,”-thonë ata për Dosja.al.

Ne kemi siguruar edhe pamjet e hotelit, ku shihen lavamanët e prishur, dhomat me lagështirë, distanca sociale e pamundur dhe mungesën e ujit. Për më shumë ndiqni pamjet:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret e riatdhesuar shqiptaret e riatdhesuar

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...