Aktualitet

Vlonjati i hipi ‘Opel-it’ tapë me alkool, prangoset nga Policia në Berat

23 Prill 2020, 09:31 Nga DOSJA
Vlonjati i hipi ‘Opel-it’ tapë me alkool, prangoset nga Policia

BERAT- Një shofer 45-vjeçar me inicialet P.S., është arrestuar nga Policia e Beratit pasi është kapur duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Policia njofton se ai është me banim në Vlorë por arrestimi është bërë nga blutë e Beratit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Berat Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet drejtuesi i mjetit. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi në berat arrestohet shoferi në berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...