Aktualitet

ISHP: Testi i parë për COVID-19 u krye tek një person i dyshuar më 31 janar të 2020

23 Prill 2020, 11:05 Nga DOSJA
ISHP: Testi i parë për COVID-19 u krye tek një person i dyshuar

Tiranë- Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja gjatë një deklarate për mediet deklaroi sot se testi i parë i COVID-19 është është kryer më 31 janar të vitit 2020.

“Testi i parë i COVID-19 është kryer me 31 janar të viti 2020, për një person të dyshuar, në banoratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.”, tha Daja.

Sa i takon riatdhesimeve dhe përse shtetasit shqiptarë që kthehen në atdhe nuk karantinohen në Kavalishencën e Durrës,  ajo tha se është vendosur për struktura të posacme duke qenë se numri i personave që kthehen është i lartë.

Po kështu, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se  në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 663. Numri i  viktimave është 27 dhe betejën me COVID-19  e kanë fituar 384 qytetarë. Virusi është përhapur gjerërisht në burgun “313” në Tiranë,  ku aktualisht janë 13 të infektuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...