Aktualitet

Kruja vatra e nxehtë e infeksionit, Policia: Nuk kishin zbatuar masat anti COVID-19, janë ndëshkuar 2 fasoneri

23 Prill 2020, 10:41 Nga DOSJA
Kruja vatra e nxehtë e infeksionit, Policia: Nuk kishin zbatuar masat anti

KRUJË- Policia ka gjobitur sot 2 fasoneri për moszbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se janë ndashkuar dy administratore dhe po ashtu janë bllokuar dy mjete që përdoreshin për transportimin e punëtorëve.

Më tej shtohet se një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve.

Strukturat e Policisë në DVP Durrës vazhdojnë monitorimet për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me masë administrative 2 fasoneri dhe bllokohen 2 mjete që transportonin punëtorët. Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me ISHSH, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara për parandalimin e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë marrë masë administrative ndaj 2 fasonerive në Krujë.

Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare. Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne fasoneri gjobiten dy fasoneri ne kruje masat kunder covid 19 covid-19 ne fasoneri gjobiten dy fasoneri ne kruje masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...