Aktualitet

Gjyqi ndaj Lulzim Bashës, Fatmira Hajdari dorëhiqet nga çështja: Jam në konflikt interesi, më ka ardhur në shtëpi

23 Prill 2020, 09:36 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Lulzim Bashës, Fatmira Hajdari dorëhiqet nga

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk do të gjykohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. E ëma e Rudina Hajdarit, bashkëshortja e deputetit të vrarë, Azemit, ka kërkuar të mos shqyrtojë këtë çështje. Hajdari ka njoftuar në seancën e sotme, se kërkesa do t’i dërgohet me shkrim kryetarit të Gjykatës. “Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet”, mësohet të ketë deklaruar ajo në seancë. 

Fatmira Hajdari, e ëma e deputetes Rudina Hajdari u caktua si gjyqtarja e çështjes në Gjykatën e Apelit për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të Partisë Demokratike, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Të tre akuzohen për “falsifikim të formularëve”, dosje të cilën Gjykata e Tiranës e pushoi për mungesë provash.

Më 13 janar gjyqtari Lazer Sallaku vendosi  të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Por organi i akuzës  më 27 janar apeloi vendimin dhe është prokurori Kol Hysenaj ai që është shprehur kundër vendimit pasi ka theksuar se ekziston fakti penal për të të akuzuarit në këtë çështje.

Historia e Lobimit

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari gjyqi i lulzim bashes rudina hajdari fatmira hajdari gjyqi i lulzim bashes rudina hajdari

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...