Aktualitet

Ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj i infektuar me COVID-19, është një nga 13 të burgosurit e prekur

23 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
Ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj i

Tiranë- Ish-nën drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, i arrestuar për drogë,  ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Ky lajm është konfirmuar ditën e sotme nga  Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Më 3 prill, në seancën e fundit  gjyqësore të Llanajt, avokati Arbër Hoxha kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”për klientin e tij.  Ai theksoi se klienti i tij duhet të vendosë lente për shkak të problemeve me shikimin dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin. Pas këtij arsyetimi, GJKKO-ja pranoi kërkesën e Llanajt për t’ju nënshtruar testit dhe ai tashmë ka rezultuar pozitiv. Llanaj është është një nga 13 të burgosurit që akualisht janë prekur nga virusi.

Florenc Llanaj, është një ndër personat e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm të Forcave Speciale në Sarandë dhe disa qytete të tjerë. Operacioni u zhvillua në muajin maj të vitit 2019, ku 14 persona ranë në pranga, mes të cilëve edhe i konsideruari si koka e grupi, Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi dhe i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit. Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinë” Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florenc llanaj viktimat e covid ne shqiperi florenc llanaj viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 09:08

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas një deklaratë të b...