Aktualitet

Të dehur në timon dhe pa leje për të lëvizur, Policia arreston 2 persona në Durrës

23 Prill 2020, 08:56 Nga DOSJA
Të dehur në timon dhe pa leje për të lëvizur, Policia

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy persona, pas hetimeve të vijuar ditë më parë. Në një njoftim për mediat, blutë e Durrësit bëjnë me dije se në pranga ka bërë me dije se një 30-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, por ai lëvizje dhe kundështim me Aktin Normativ dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Ndalohet një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu arrestohet në flagrancë një shtetas që lëvizte në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, krahas monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në kuadër të “Kryerjes së veprimeve për dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti” ndaluan shtetasin: A. D., 30 vjeç, banues në Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’”, shkruan Policia.

Më tej njoftohet se në pranga ka rënë dhe një 52-vjeçar i cili, po ashtu po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe  nuk kishte leje për të lëvizur. “Specialistët e Qarkullimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: I. B., 52 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në Flakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt’”, shtohet më tej.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në durrës masat kunder covid 19 policia durres arrestohen 2 persona në durrës masat kunder covid 19 policia durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 06:10

TIRANË- Dy biznesemenët e njohur, Luan Bregasi dhe Nikollaq Neranxi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për paketat ekonomike të bëra publike nga qeveria që n...