Aktualitet

“Pronarja në vrimë miut të futet, do ta djeg të gjallë”/ Punonjëset e fasonerisë në Korçë në protestë: S’kemi

23 Prill 2020, 08:58 Nga DOSJA
“Pronarja në vrimë miut të futet, do ta djeg të

Korçë- 50 punonjës të një fasonerie në Korçë janë ngritur në protestë para Drejtorisë së Tatimeve, pasi kërkojnë pagën e luftës. Punonjësit shprehen se nuk kanë bukë të hanë, dhe që prej 10 marsit nuk kanë marrë asnjë të ardhur, pasi fasoneria është mbyllur.

“Kemi dalë të protestojmë se thonë nuk na takon paga e luftës. Ne na takon se kemi paguar dhe sigurimet dhe tatimet, çfarë ka dashur pronari kemi bërë … kemi punuar … ama tani kërkojmë edhe ne të drejtat tona. Firma është mbyllur që nga data  10 mars, ne jemi me sigurime. Jemi 50 veta, ndërsa unë i kam të vetmet të ardhura. Punoj vetëm, jetoj vetëm, se prindërit më kanë vdekur. Ushqim s’kam, puna na është ndërprerë, për të na paguar asgjë. Si mund të përballohet? Tjetra ka fëmijën e sëmurë. Presim se çfarë mund të na thonë…”, është shprehur një punonjëse për Report Tv. 

Ndërsa një tjetër ka kërcënuar pronaren e fasonerisë dhe është shprehur se do ta djegë të gjallë, pasi ka 22 vite që pauguan sigurimet shoqërore dhe tani nuk ka marrë asnjë ndihmë.

“Dua të ha unë, jam burrë e grua në atë punë. Duan të na hedhin në rrugë dhe shikoni në çfarë ndërmarrje kemi punuar ne, na është rrezikuar jeta. Jam punëtorja më e vjetër, kam 22 vjet punë. Kemi dërguar dy përgjegjësit atje dhe një djalë tjetër. Kemi 22 vjet sigurime. Mos të ma takojë mua një 400 mijë lekëshe të ha bukë?! Unë skam asnjë fëmijë asnjë gjë… Jam atje me burrë e grua. Jam borxhë deri në grykë. Afendikoi (pronari) më hodhi në rrugë, deri dje shtynte karrocën me burrin tim. Sa e vështirë është për mua?! Ja unë s’kam bukë të haj. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por afendikoi (pronari) me gjithë afendikeshën (pronaren), jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë. Në vrimë miu të futet, me këdo që ka mbrapa, se jam pa bukë.”,  është shprehur ajo.

Ditën e fundit janë ngritur në protestë edhe tregtarët e Beratit, Vlorës dhe Durrësit, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata shprehen se qeveria nuk po i mbështet në këto kohë të vështira. Më 21 prill nisën edhe aplikimet për pagën e luftës. Të gjithë qytetarët që përfitojnë këtë pagë duhet të aplikojnë me anë të një formulari “Kërkesë për Përfitim të Ndihmës Financiare 2” tek portal i Tatimeve. Pasi të marrin miratimin nga Tatimet do ju kalojë kalojë pagesa në bankë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kriza e covid-19 punonjësit e fasonerisë në korçë në protestë kriza e covid-19 punonjësit e fasonerisë në korçë në protestë

Sondazh

Poll