Aktualitet

Vrasja e studentes në Rodos, 23-vjeçari grek ia hedh fajin shqiptarit: Jam i pafajshëm, vetëm kam parë

7 Shkurt 2019, 08:13 Nga DOSJA
Vrasja e studentes në Rodos, 23-vjeçari grek ia hedh fajin

GREQI- 23-vjeçari grek Manolis Koukouras,  ka bërë fajtor shokun e tij shqiptar Aleksandër Lucën për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Eleni Topaloudi.

“Unë jam i pafajshëm, këtë dua që të dëgjoj. Unë s’kam bërë asgjë. Thjesht kam qënë prezent. Të gjithë vrasjen e ka kryer Aleksandri. Ai po mundohet që të ma vërë fajin mua,”– tha Koukouras.

Gjithashtu Koukouras ka pohuar se akuzat e drejtuara ndaj shqiptarit se ka përdhunuar një vajzë me aftësi të kufizuara janë të gjitha të vërteta.

“E kam parë shumë shpesh në shkollën për njerëzit me aftësi të veçanta. Unë kam vëllanë atje dhe mendoja që edhe ai kishte ndonjë të afërm që vinte edhe e merrte nga shkolla.”

Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

Por rrëfimet për jetën e shqiptarit nuk mbarojnë këtu. Ai është akuzuar se ka përdhunuar tre vajza të tjera, njëra prej të cilave me aftësi të kufizuara. Pas akuzave të njëpasnjëshme, shqiptari u dhunua në burg nga të burgosurit e tjerë deri sa humbi ndjenjat.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander luca eleni topaloudi manolis koukouras vrasja ne rodos aleksander luca eleni topaloudi manolis koukouras vrasja ne rodos

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2019, 17:14

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...