Aktualitet

Bleu makinë me paratë e gruas, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës Administrative

7 Shkurt 2019, 08:15 Nga DOSJA
Bleu makinë me paratë e gruas, konfirmohet në detyrë kreu i

TIRANE- Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Eriol Roshin.

Një ditë më parë  Roshi kaloi në ‘filtrin’ e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. 

Roshi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi fillimisht në Gjykatën e Durrësit. Në tetor të vitit 2006 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e shkallës së parë në Berat, ndërsa në vitin 2013 u emërua gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga  Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari dha vendimin për Roshin dhe ajo që ra në sy ishte fakti se kryetari i gjykatës Administrative ka blerë makinë me paratë e bashkëshortes. 

Pjesë nga argumentimi i KPK-së:

“Subjekti zotëron apartament me sipërfaqe 110 m, me vlerë 72 milionë lekë. Burimi një kredi bankare në proces shlyerje. Vlerësimi i pasurisë, deklarimi i saktë në përputhje me ligjin. Ka burime financiare, nuk ka kryer deklarim të rremë. Makinën tip ‘Benz’ e blerë në 2014 me vlerë 6 mijë euro me lekë të bashkëshortes. Për apartamentin 110 m2, nga analiza është parë që ka pasur të ardhura të mjaftueshme. Makinën tjetër në 2010 e ka blerë me kursime të tij dhe të babait. Në 2006 ka porositur ndërtim apartamenti tjetër, të ardhurat nga i ati, i cili ushtron një veprimtari shitje me pakicë.” (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion roshi rikonfirmohet gjykata administrative kpk vetingu erion roshi rikonfirmohet gjykata administrative kpk vetingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2019, 17:14

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...