Politike

Replikat/ Spiropali: Kam qenë ndër gjimnazistet më të mira. Kryemadhi: Borgjeze s’të bën paraja

Spiropali tha se opozita nuk do gjejë vend ku të futet. Pas Spiropalit fjalën e mori Ruçi i cili iu drejtua deputetit të PD, Endri Hasa dhe i tha të mos sillej si i "forti" i lagjes. 
Featured image of article: Replikat/ Spiropali: Kam qenë ndër gjimnazistet më të mira. Kryemadhi: Borgjeze s’të bën paraja Monika Kryemadhi, kryetare e LSI dhe Elisa Spiropali, ministre e Shtetit

TIRANE- Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka paralajmëruar sot opozitën në Kuvend se do të zbulohen me emër dhe mbiemër të gjithë “komentuesit” dhe portalet e paguara nga opozita. Spiropali tha se kur të dalin, këta njerëz dhe ata që i paguajnë që s’do të kenë vend ku të futen. Pas Spiropalit fjalën e mori Ruçi i cili iu drejtua deputetit të PD, Endri Hasa dhe i tha të mos sillej si i “forti” i lagjes. Ndërkohë që nuk munguan replikat as me Kryemadhin dhe Rucin. 

Debati i plotë:

Elisa Spiropali:Kush një pupac? Një njeri që përdor një gjuhë mizogjene ndaj grave. Ky njeri po merr në qafë opozitën. Zonja Kryemadhi në 1999, unë jam larguar nga Shqipëria dhe zonja Malaj që ka qenë nëndrejtoresha e “Qemal Stafës” mund tua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në vend, që fito bursë në kolegjet e SHBA. Në atë kohë ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH dhe duke u marrë me Shqipërinë dakord moj zonjë, ju shkatërruat sistemit edhe brenda PS edhe si funksiononte administrata dhe këtë e dëshmojnë edhe kolegët. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne.

Në 1999 ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH, dakord moj zonjë? Ju shkatërruar sistemin edhe brenda PS edhe sistemin shtetëror edhe administratën edhe mediat. Nuk keni asnjë bazë krahsimi me ne. jo se nuk dimë të përgjigjemi por duam të rrimë jashtë këtij bataku. I kemi shënim të gjitha. Humbët për turp, frika juaj më e madhe s’është kjo që po ndodh, por se do humbni gjithnjë e më thellë. Shqiptarët do iu nxjerrin jashtë, do bëheni më të vegjël. Thirrini mendjes, bëni politikë që i shërben të ardhmes. Ato grupet që keni ngritur me zyra dhe portale që komentojnë do dalin më emër. Kush është, si keni vendosur të fyeni gratë, dhe s’do keni më vrimë miu dhe bodrum ku të futeni. Do gjeni belanë. Ne do e bëjmë këtë vend.

Gramoz Ruçi: Mos bëj si i forti i lagjes ti… Për çfarë e do fjalën…

Endri Hasa: Kush flet, na bën moral 5 mln euroshi i doganës që nuk i vidhte me lezet, por pa lezet, po kjo është e drejtë për të bërë filma se si nafijet i thurnin lavde Skënderbeut duke e krahasuar shefin me Skënderbeun, këto janë Nafijet e Ramës.

Kryemadhi: Andronikës që ka qejf të rri me Skënderbeun mos e përmend Ps se nuk e njeh fare, por ngaqë ska më socialist të del ty, kur kam qenë unë në PS ka qenë komplet tjerë, pavarësisht se ku jemi sot unë, Ruci, Musa Ulqini apo edhe Brace, ka qenë tjetër kohë, e ardhmja bëhet duke kuptuar gabimet e së kaluarës, nëse ju nuk kuptoni kurrë nuk duhet të jeni aty ku duhet të shkoni. E nise si revolucionare politikën por do të hiqesh si borgjeze, por borgjeze nuk të bëjnë paratë, por shpirti, mendja dhe dija.

Shto Koment