Politike

Presidenti Meta zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, e fton në Shqipëri

22 Prill 2020, 17:44 Nga DOSJA
Presidenti Meta zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit,

TIRANË– Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me  Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Sh.T.Z Ilham Aliyev.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona, të dy Presidentët ndanë mendimin se zbatimi i  suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, përfshirë edhe procesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi në veçanti edhe mbështetjen e Presidentit Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), që do të ketë një impakt të madh rajonal.

Gjithashtu, të dy Presidentët diskutuan çështje që lidhen me luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe nënvizuan nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si turizmi dhe rritja e shkëmbimeve tregtare. Presidenti Meta e ftoi Presidentin Aliyev për një vizitë zyrtare në vendin tonë, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilham aliyev ilir meta ilham aliyev ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 17:43

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. I pyetur nga moderatori...

Politike 22 Prill 2020, 14:28

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...