Politike

COVID-19 në Shqipëri/ Basha tregon si do vepronte po të ishte kryeministër: Edhe po të mos më shkonte mendja vetë, do dë

22 Prill 2020, 16:27 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri/ Basha tregon si do vepronte po të ishte

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur lidhur me gjendjen e vendit në një kohë kur po përballet me koronavirusin. Basha tha se cilat do të ishin masat që ai do të merrte nëse do të ishte kryeministër në vend të Ramës.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së, tha se të parën gjë që do të bënte, është mbyllja e kufijëve me Italinë dhe më pas do të vijonte me testimet dhe ndihmën ekonomike ndaj shqiptarëve në nevojë.

PJESË NGA BISEDA:

Rezar Xhaxhiu: A është komode të flasësh kur je në opozitë të flasësh për buxhetin? Keni lehtësi kur flisni?

Lulzim Basha: Jo sepse mbaj në supe peshën. Çdo propozim është bërë që po të ishim në qeveri do t’i zbatonim. Ne po sillemi sikur të ishim në qeverisje. Para ka por Rama i mban për oligarkët.

Rezar Xhaxhiu: Nëse ju do të ishit kryeministër, si do të kishit vepruar?

Lulzim Basha: S’do ta lija situatën të shkonte deri këtu. Edhe po të mos më shkonte mendja vetë, do dëgjoja të tjerët dhe do mbyllja kufijtë me Italinë. Ata që do të kishin simptioma do të futeshin në karantinë. Do blija dhjeta mijëra kite dhe do të testonim më të ekspozuarit. Sot do kishin 40-50 herë më shumë të testuar tani. Qeveria do të kishte një tagër me të madh realiteti. Nuk do prisja 2 javë për të shpallur gjendjen e emergjencës. Do anuloja koncesionarët, përveç dializës. Çdo kontratë tjetër do të pezullohej. Do t’i vija në ndihmë të varfërve dhe fermerëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 14:28

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...

Politike 22 Prill 2020, 10:58

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konfrencë për mediat, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe u pyetur nëse Rama ka marrë shumë pushtet gjatë pa...