Politike

“‘Trimat’ dhe fasonët mund të përfundojnë pas hekurave”, Rama përsërit ndryshimet në Kodin Penal: Nuk ka më llaf

22 Prill 2020, 16:57 Nga DOSJA
“‘Trimat’ dhe fasonët mund të përfundojnë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të vijojë hapja e bizneseve të mbyllura në vend për shkak të koronavirusit. Megjithatë Rama bëri thirrje për zbatimin e masave të sigurisë, pasi Task-Forca që do të ngrihet për monitorim do të kontrollojë të gjithë subjektet. 

Sipas Ramës, ata që nuk plotësojnë kushtet për punonjësit e tyre duke rritur kështu edhe rrezikun për infektim mund të përfundojnë edhe pas hekurave. 

“Fasonët nuk ja hedhin dot më me gjoba dhe mbyllje aktiviteti, mund të përfundojnë pas hekurave për përhapjen e pandemisë, me pasojë larg qoftë vdekje. Mos i hapni bizeset pa marrë autorizimin në portalin më të urryer e-albania,  dhe pa respektuar protokollet. Nëse nuk gjendet në biznesin tuaj protokolli dhe vërtetimi, nuk ka llafe. Në e-albania mos harroni të merrni edhe autorizimet për lëvizjen e mjeteve për punë. Gjithsesi deri kur të kemi funksionalitet të plotë dhe për fashat jashtë orare, mbeten në fuqi edhe autorizimet nga Policia e Shtetit,”-tha ndër të tjera Rama. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

E dyta, folëm në qeveri për domosdoshmëri për zbatimin e protokelleve për bizneset. Do vazhdojmë të hapim aktivitetin ekonomik. Me hyrjen në fuqi të masave të reja, nën kodin penal, për të cilat janë dakort edhe qeveria edhe presidenti. Dhe këtë e them që ta kuptoni rëndësinë e këtyre masave, kur e mbështesin dy palë që vijnë nga një konflikt. Një trim që deri më sot hapte lokalin e lagjes kapej gjobitet dhe mbyllet, tani jo vetëm gjobitet, por i sekuestrohet malli dhe përfundon pas hekurave. Sot nuk shkohet më në punë si dje, për të hapur dyqanin dhe për të bërë lekë, por edhe për të mbrojtur shëndetin. Fasonët nuk ja hedhin dot më me gjoba dhe mbyllje aktiviteti, mund të përfundojnë pas hekurave për përhapjen e pandemisë, me pasojë larg qoftë vdekje. Mos i hapni bizeset pa marrë autorizimin në portalin më të urryer e-albania,  dhe pa respektuar protokollet. Nëse nuk gjendet në biznesin tuaj protokolli dhe vërtetimi, nuk ka llafe. Në e-albania mos harroni të merrni edhe autorizimet për lëvizjen e mjeteve për punë. Gjithsesi deri kur të kemi funksionalitet të plotë dhe për fashat jashtë orare, mbeten në fuqi edhe autorizimet nga Policia e Shtetit. Të gjithë ata që mendojnë se u është refuzuar ndihma, nuk u është refuzuar por janë pjesë e paketës së zgjeruar. Priten edhe disa mijëra fitues të tjerë. Jemi në një situatë, mos u marrshim mësysh, por nuk duhet të na gënjejë mendja se kjo luftë iku. Kemi bërë kaq shumë dhe kemi arritur rezultate domethënëse por nuk mund të kthehemi pas, kjo varet nga ne. Mos harroni të lani duart sa më shpesh, mos u afroni më shumë se 1 metër e gjysëm me të tjerët jashtë shtëpisë. Mos të tolerojmë shitësa pa maska, të mbajmë radhë, etj. Janë gjëra të vogla por janë jetike. Kështu, hapja do të jetë më e gjerë dhe muajt do të jenë më të lehtë. Prandaj shëndet dhe vetëbesim e këmbëngulje që nëse secili bën gjënë e duhur, gjithçka tjetër është dytësore

Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e masave do të bëhet sipas zonave, në qytetet më pak të prekura do të ketë më tepër lehtësime. Ndërsa për Krujën dhe qytetet e ‘nxehta’ tha se s’ka asnjë tolerim. Në mesin e muajit maj mund të hapet rruga për të gjithë ata që punojnë në Greqi. Bizneset duhet të kenë patjetër vërtetimin që tregon se mund të punojnë, dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë, ndryshe përfundojnë në burg. Rama lajmëroi qytetarët që të ruheshin deri në daljen e vaksinës dhe të eliminonin vizitat tek të afërmit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 14:28

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...