Rama paralajmëron ‘hapjen’: Do përdorim një taktikë! Në zonat më pak të prekura, lehtësojmë shumë lëvizjen
22 Prill 2020, 16:49Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga zyra e tij, ka bërë me dije se në vend do të nisë apllikimi i lirimit të masave parandaluese të marra ndaj koronavirusit. Në fjalën e tij, Rama tha se “hapja” nuk do të bëhej e njëjtë në çdo zonë të vendit.
Kreu i qeverisë mori shembuj konkretë kur tha se Gjirokastra do të kishte një lehtësim më të madh masaash pasi nuk ka asnjë të infektuar, ndërsa Kruja, nuk do të ketë asnjë ndryshim për shkak se është një nga qytetet më të prekura në vend. Ai gjithashtu shtoi se duke nisur nga java e ardhshme do të nisë pilotimi i lirimit të masave në vendet më pak të prekura.
“Do përdorim një taktikë gjatë fazës së dytë. Do hapemi me kujdes dhe jo njësoj. Ne hyjmë në vendet më të suksesshme aktualisht. Numri i të vdekurve për 1 milion banorë dhe numri i të vdekurve me të infekuarit. Masat kanë dhënë efekt. Keni qënë engjëjt mbrojtës të familjeve tuaj. Po të shohim hartës se vala nuk ka qënë e njëjtë. Do hapemi njësoj po jo kudo. Në një zonë si Gjirokastra do të keni më shumë lehtësi, në një zonë si Kruja asnjë lehtësim, Tirana apo Durrësi me lehtësim të moderuar. Kjo qasja taktike do të na lehëtësojë dhe do të garantojnë një hapje të sigurtë dhe një risk të ulët. Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen. Po ashtu edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njësoj. Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të pilotojmë në disa zona me risk të ulët një lehtësim të masave,”-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e masavedo të bëhet sipas zonave, në qytetet më pak të prekura do të ketë më tepër lehtësime. Ndërsa për Krujën dhe qytetet e ‘nxehta’ tha se s’ka asnjë tolerim. Në mesin e muajit maj mund të hapet rruga për të gjithë ata që punojnë në Greqi. Bizneset duhet të kenë patjetër vërtetimin që tregon se mund të punojnë, dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë, ndryshe përfundojnë në burg. Rama lajmëroi qytetarët që të ruheshin deri në daljen e vaksinës dhe të eliminonin vizitat tek të afërmit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga komunikimi me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një lidhje live nga zyra e tij, Rama tha se k...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live tha se me lirimin e masave të gjithë qytetarët do të duhet të tregojnë kujdes për të ruajtur veten.Rama...
“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar k...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur lidhur me gjendjen e vendit në një kohë kur po përballet me k...
Politike22 Prill 2020, 14:28
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homolohun e tij në Greqi, Kiriakos Mitsotakis. Lajmi është bërë publik...
TIRANË– Partia Demokratike, me anë një ish-deputetes Albana Vokshi, ka hehdur sërish akuza kundër qeverisë për pajisjen e stafit mjekësor në Spitalin Invek...
BRUKSEL- Komisioni Evrpian ka zbuluar sot nismën e fundit, ku bën me dije se do të alokojë një fond prej 3 miliard Euro për të ndihmuar 10 vende fqinjë dhe që a...
Politike22 Prill 2020, 10:58
TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konfrencë për mediat, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe u pyetur nëse Rama ka marrë shumë pushtet gjatë pa...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka kërkuar nga qeveria që të marë masa të tjera dhe të shikojë mundësinë për të hapur vende akomu...