Politike

22 Prill 2020, 17:43 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. I pyetur nga moderatori Rezar Xhaxhiu, Basha tha se po mbante distancë nga familja për shkak se ishte më i ekspozuar ndaj pandemisë.

Më tej, kur Xhaxhiu i kërkoi që të tregonte kujdes duke i dhënë edhe shembullin e infektimit të kryeministrit britanik Boris Johnson, me batutë kreu i PD-së përmendi se ishte disa vitë më i ri se ai.

PJESË NGA BISEDA:

Rezar Xhaxhiu: Çfarë të mungon, përqafimi ndaj prindërve, vajzave dhe gruaja?

Lulzim Basha: Padyshim që prekët disa pika. Ka nga ata që u mungon ushqimi për vogëlushin, nuk ka kohë as të llastohemi dhe as të përkëdhelim veten.

Rezar Xhaxhiu: Kujdesuni për veten se përderisa preku Boris Johnson, mos kujtoni se politikanët janë të paprekshëm.

Lulzim Basha: I uroj shërim, por jam pak më i ri. *qesh dhe shkel syrin

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha rezar xhaxhiu koronavirusi ne shqiperi lulzim basha rezar xhaxhiu

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 14:28

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...