Politike

Hapja/ Rama: Sipas qyteteve, Kruja asnjë tolerim, bizneset të zbatojnë prokollin nëse s’duan të përfundojnë pas hekurav

22 Prill 2020, 17:08 Nga DOSJA
Hapja/ Rama: Sipas qyteteve, Kruja asnjë tolerim, bizneset të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije të gjitha hapat se si do të vijë hapja e Shqipërisë gjatë fazës së dytë. Gjatë një video-komunikimi me qytetarët, në profilin e tij në Facebook, Rama tha se do të bëhen lëshime dhe lehtësim të masave bazuar në përhapjen e virusit Covid-19, në qytete të ndryshme. Kryeministri tha se në qytetet që situata është më e përbalueshme, si psh. Në qytetin e Gjirokastrës dhe Sarandës, hapja do të jetë më e madhe, ndërsa për Krujën ku aktualisht është situata e rënduar, nuk do të ketë anjë lehtësim. Për Tiranën dhe Durrësin, Rama lajmëroi lehtësim të moderuar.

Kryeministri dha dhe një lajm të mirë për të gjithë ata që shkojnë për të punuar me sezone në Greqi dhe shtoi se pas komunikimit me homologun e tij, gjithçka do të rregullohet në mesin e muajit maj.

Përsa i përket lëvizjeve me mjetet private, Rama tha se gjithçka do të behet me anë të lejes nga portali e-albania, dhe se shumë shpejt do të ketë edhe një autorizim të veçantë për ata që punojnë jashtë fashës orare të lejuar.

Kreu i Qeverisë paralajëmroi edhe njëherë bizneset që lejohen të hapen që të kenë vërtetimin e nevojshëm dhe të zbatojnë protokollin e sigurisë, nëse nuk duan që të përfundojnë pas hekurave. Ndërsa deri në daljen e vaksinës, kryeministri Rama tha se jeta jonë nuk do të jetë më njësoj si mëp arë, dhe se duhet të vijojmë të respektojmë distancën e sigurisë e të shmangim vizitat tek të afërmit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 14:28

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...