Politike

“Mblidheni mendjen top”, Rama: Deri në daljen e vaksinës realiteti ynë nuk do të jetë si më parë, s’duhet të shkel

22 Prill 2020, 16:42 Nga DOSJA
“Mblidheni mendjen top”, Rama: Deri në daljen e vaksinës

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live tha se me lirimin e masave të gjithë qytetarët do të duhet të tregojnë kujdes për të ruajtur veten.

Rama tha se askush nuk do t’i rikthehet normalitetit deri në gjetjen e vaksinës, por deri atëherë do të duhet që të ruajmë vetën nag një infektim i mundshëm.

Faza dy e strategjisë sonë të luftës me këtë armik të padukshëm nuk ndryshon shumë me atë të vendeve të tjera, por qasja ndryshon. Kjo sepse virusi nuk ikën me që ne rrimë mbyllur, por nuk na vret dot. Ama ai është aty, mbrapa derës së secilit prej nesh dhe sapo e hapim derën tonë, jemi të ekspozuar nga mundësia që të na godasë përsëri. Deri kur të dalë vaksina duhet të jemi të vëmendshëm si familje dhe si shoqëri që të mos goditemi prej tij. Deri në daljen e vaksinës, normaliteti ynë nuk do të jetë si më parë. Për të ruajtur veten dhe të tjerët nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njëri-tjetrit, pa u zhdukur ky virus,”-tha kryeministri. 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e masave do të bëhet sipas zonave, në qytetet më pak të prekura do të ketë më tepër lehtësime. Ndërsa për Krujën dhe qytetet e ‘nxehta’ tha se s’ka asnjë tolerim. Në mesin e muajit maj mund të hapet rruga për të gjithë ata që punojnë në Greqi. Bizneset duhet të kenë patjetër vërtetimin që tregon se mund të punojnë, dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë, ndryshe përfundojnë në burg. Rama lajmëroi qytetarët që të ruheshin deri në daljen e vaksinës dhe të eliminonin vizitat tek të afërmit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 14:28

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...

Politike 22 Prill 2020, 10:58

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konfrencë për mediat, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe u pyetur nëse Rama ka marrë shumë pushtet gjatë pa...