Politike

Rama bën me dije datën: Në mesin e muajit maj u hapet rruga atyre që duan të punojnë në Greqi

22 Prill 2020, 16:45 Nga DOSJA
Rama bën me dije datën: Në mesin e muajit maj u hapet rruga atyre

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga komunikimi me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një lidhje live nga zyra e tij, Rama tha se kishin rënë dakord që pas fazës së dytë, të shikonin një mundësi për lëvizjen e punëtorëve sezonalë.

Kreu i qeverisë tha se nëse gjërat ecin mirë, atëherë rruga për të gjithë ata që do të shkojnë në Greqi do të hapet nga mesi i muajit maj. 

Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë. Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal. E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonale sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj,”-bëri me dije Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e masave do të bëhet sipas zonave, në qytetet më pak të prekura do të ketë më tepër lehtësime. Ndërsa për Krujën dhe qytetet e ‘nxehta’ tha se s’ka asnjë tolerim. Në mesin e muajit maj mund të hapet rruga për të gjithë ata që punojnë në Greqi. Bizneset duhet të kenë patjetër vërtetimin që tregon se mund të punojnë, dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë, ndryshe përfundojnë në burg. Rama lajmëroi qytetarët që të ruheshin deri në daljen e vaksinës dhe të eliminonin vizitat tek të afërmit.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 punetoret sezonale ne greqi edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 punetoret sezonale ne greqi

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 14:28

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...

Politike 22 Prill 2020, 10:58

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konfrencë për mediat, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe u pyetur nëse Rama ka marrë shumë pushtet gjatë pa...