Politike

22 Prill 2020, 14:28 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë videot që kreu i shtetit Meta premtoi se do të publikonte dhe ‘luftën’ e tij ndaj kapjes së Kushtetutës nga Rama.

Më tej, gazetari përmend edhe kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, për të cilin Meta disa muaj më parë nuk i kurseu akuzat për shkelje të Kushtetutës, duke depozituar edhe një padi ndaj tij.

“Na falni, ashtu siç është një muhabet …RESPEKTE… Vetëm një merak kam unë, çfarë u bë me ata provat dhe videot përvëluese që na u premtuan se do publikoni për “Grushtin e Shtetit” dhe për kapjen e kushtetutave?! Po ai hetimi parlamentar për shkarkimin e Metës, në çfarë sirtari sanitaresh ka përfunduar?! Po mua hëngra superhetimin për Dvoranin, çfarë do bëhet tani?! Uuuuu, se mu kujtua, më prezanton Dvorani, kaq e pat?! Do ta hajë tani, si pako me llokume, që krushqit i bëjnë dhuratë njëri-tjetrit, para se të shikoni pëlqimin e krushqisë,“-shkruan Hoxha. 

Presidenti Ilir Meta disa muaj më parë u përfshi në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, shkeli ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai bëri edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje duke thirrur edhe protestën më 2 mars 2020. Nga ana tjetër, maxhoranca kishte nisur punën për shkarkimin e presidentin, dhe ende pritet të jepet vendimi i Komisionit të Venecias. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha koronavirusi ne shqiperi perplasja meta-dvorani perplasja meta-rama artan hoxha koronavirusi ne shqiperi perplasja meta-dvorani perplasja meta-rama

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 10:58

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konfrencë për mediat, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe u pyetur nëse Rama ka marrë shumë pushtet gjatë pa...