Politike

Rama e pranon! Tërhiqet nga padia për gazetën ‘BILD’: U njoha me shefat dhe kaluam bukur. Njerëzore!

22 Prill 2020, 16:37 Nga DOSJA
Rama e pranon! Tërhiqet nga padia për gazetën ‘BILD’:

Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre! Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!,”-shkruan Rama.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, gazetari që publikoi përgjimet, Peter Tiede tha se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar lidhur me procesin gjyqësor por ishte informuar nga mediat shqiptare se kreu i qeverisë ishte tërhequr nga procesi. Gjithashtu ai shtoi se kishte siguruar dëshmitarë dhe regjistrime të reja për të vërtetuar shkrimet e tij. 

Numri një i maxhorancës shqiptare, Edi Rama vendosi të padiste gazetarin gjerman Peter Tiede më 17 qershor, pikërisht ditën që ai publikoi përgjime të reja lidhur me dosjen 184, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të PS-së. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Përveç Ramës, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor pasi përgjimet e dy dosjeve 184 dhe 339 të publikuara nga Tiede janë në hetim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild bombat e tiedes edi rama edi rama padit gazetarin gjerman peter tiede 16 pergjimet e bild bombat e tiedes edi rama edi rama padit gazetarin gjerman peter tiede

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 14:28

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Hoxha kërkon që të shohë video...

Politike 22 Prill 2020, 10:58

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konfrencë për mediat, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe u pyetur nëse Rama ka marrë shumë pushtet gjatë pa...