Bota

Janë raportuar vetëm 17 mijë/ Numri i saktë i viktimave nga Covid-19 në Britani mund të jetë 41 mijë, nuk janë numërua

22 Prill 2020, 12:59 Nga DOSJA
Janë raportuar vetëm 17 mijë/ Numri i saktë i viktimave nga

BRITANI E MADHE– Përhapja e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar mund të ketë vrarë më shumë se 41,000 njerëz, përfshirë edhe vdekjet në shtëpi që deri më tani autoritetet vendase kanë bërë me dije se nuk i kanë rregjistruar në  bilnacet ditore.

Të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare, të cilat përfshijnë viktimat që kanë vdekur në shtëpi ose nëpër azile, bën që numri i të përgjitshëm i viktimave  të jetë më i lartë sesa raportohet nga spitali NHS dhe Departamenti i Shëndetësisë në  Britani.

Por pengesa kryesore e statistikave të ONS, të cilat dalin një herë në javë, është se ato janë 10 ditë jashtë datës në kohën kur publikohen.  Një parashikim nga Financial Times ka sugjeruar se rezultojnë  të paktën 41.102 njerëz të vdekur tashmë. Gazeta e quajti këtë një vlerësim ‘konservator’.

Ndër numri aktual i vdekjeve sipas NHS dhe Departamentit të Shëndetësisë është vetëm 17,337.

Statistikat dje sugjeruan se shifra e vërtetë, duke përfshirë vdekjet në shtëpi dhe ato vdekje nëpër azile  është të paktën 42 përqind më e lartë, dhe zbuloi se java e parë e prillit, nga 4 në 10, ishte java më vdekjeprurëse në Uellsin e Anglisë për 20 vjet, ku vdiqën 18.615 njerëz.

Parashikimi vjen pasi një grup i ri, më i gjerë i të dhënave nga Skocia tregon se të paktën 1.616 njerëz kanë vdekur nga koronavirusin atje, ku vetëm 985 janë rregjistruar zyrtarisht në raportet e qeverisë.
Modeli i FT parashikon në thelb sesi të dhënat e prapambetura, përfshirë vdekjet që shënohen jashtë spitaleve, mund të dukeshin brenda 10 ditëve.

Ajo bazohet në të dhëna nga Regjistrimet Kombëtare të Skocisë dhe Irlandës Veriore të Statistikave dhe Agjencisë së Kërkimit, si dhe ONS, e cila mbulon Anglinë dhe Uellsin.

Ka pasur rreth 17,000 vdekje që nuk janë rregjistruar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që nga mesi i marsit.  Vlerësimi i 41,102 vdekjeve deri në 21 prill përfshin më shumë se 10,000  vdekje që ndodhën në azile.

Shifrat e ONS tregojnë tashmë se një në 10 vdekje të koronavirusit midis 4 dhe 10 prillit ka ndodhur në azilet e pleqve në Angli dhe Uells. Dhe ky numër pritet të rritet ndërsa më shumë të dhëna po mësohen për ditët rreth pikut të vdekjeve në spitale, ku autoritetet mendojnë se ka qenë 8 prilli. Statistikat e ONS treguan dje se vdekjet në azile ishin dyfishuar gjatë javëve të fundit, por vetëm 17 përqind e çertifikatave të vdekjes përmendën se shkaku ishte COVID-19.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll