Bota

FOTOT/ E lidhur me një psikopat kriminel, por s’e dinte! Vajza rrihet për vdekje në shtrat, kalon traumë: Mendonte se isha

22 Prill 2020, 12:15 Nga DOSJA
FOTOT/ E lidhur me një psikopat kriminel, por s’e dinte! Vajza rrihet

BRITANI– Stacey Adams u zgjua e panikosur, teksa goditej në grushte nga i dashuri i saj Krys Ritson, të cilin e besonte verbërisht. Por, e vërteta kishte qenë ndryshe, dhe ajo kishte rrezikuar jetën e saj, duke ndarë shtratin me një psikopat.

29-vjeçarja nga ëorkington kishte kujtuar se kishte gjetur burrin e ëndrrave të saj, por në fakt nuk e dinte se të jetuarit me të do të kthehej në makthin më të madh të jetës. Ajo ishte njohur me Krys që në moshën 14 vjeçare në Facebook dhe ishte lidhur me të disa vite më vonë.

Krys Ritson ishte një djalë me probleme të theksuara të personalitetit, dhe mendonte se Stacey ishte ish-e dashura e tij, pas së cilës ishte fiksuar keq. Pasi ka pësuar një nga krizat e tij, Krys i është sulur 29-vjeçares teksa flinte gjumë, duke e rrahur në mënyrë makabre me grushte.

E tmerruar nga ky sulm i papritur, Stasey është shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e fqinjëve, që kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë thërritur policinë.

E rrahur keq, ajo ka ndarë fotot e shkaktuara nga ishi i saj psikopat. Me sy të nxirë dhe fytyrë të fryrë, 29-vjeçarja nuk ka për ta harruar kurrë këtë dramë të jetës së saj, dhe ka kaluar në traumë.

Krys Ritson u dënua me 15 muaj burg dhe Stacey Adams është shprehur se pas kësaj ndodhie e ka të vështirë t’i besojë ndokujt.

“Nëse do ta kisha ditur që ai kishte një histori dhune, nuk do ta pranoja kurrë atë në Facebook atë ditë. Do të dëshiroja të dija edhe për të shkuarën e tij, kështu që mund të kisha përdorur skemën për të kontrolluar historinë e tij kriminale.

Unë nuk besoj se Krys do të ndryshojë ndonjëherë, kështu që dua të paralajmëroj gratë e tjera që ta shmangin atë. Më besoni kur them se ai nuk do të jetë njeriu juaj i ëndrrave, por makthi juaj më i keq.”- u shpreh Stacey Adams.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani i dashuri psikopat krys ritson stacey adams britani i dashuri psikopat krys ritson stacey adams

Sondazh

Poll