Bota

“Gjeta profesionistët e jashtëzakonshëm.” 28-vjeçarja shtatzënë në Itali fiton betejën me Covid-19, mjekët e kuruan

22 Prill 2020, 11:10 Nga DOSJA
“Gjeta profesionistët e jashtëzakonshëm.”

ITALI– Koronavirusi në Itali ka bërë kërdinë, ku  brenda dy muajsh ka vrarë mbi 24 mijë pacientë me koronavirus, përfshirë edhe grupmoshat 35-45 vjeç.

Por ne mesin e shumë të infektuarëve ka edhe shumë gra shtatzëna që nuk janë kursyer nga koronavirusi. Ndërkohë rasti i një 28-vjeçareje italiane ka rezultuar me sukses pavarësisht se u prek nga virusi.

Sipas mediave vendase 28-vjeçarja Patrizia Vincenzi u shtrua në spitalin ‘Carlo Poma’ në Lombardi më 9 prill, po një ditë më vonë gjendja e saj shëdetësore u përkeqësua. Megjithatë sot ajo është e lumtur pasi e fitoi betejën me koronavirusin. Ky është një rast i veçantë pasi 28-vjeçarja fitoi luftën ndaj koronavirusin, pasi u trajtua me plazma hiperimune, të marra nga pacientët e shëruar.

Mjekët nuk e panë të arsyeshme që ajo t’i nënshtrohej kujdesit intensiv, sepse duhej mbrojur edhe fetuesin pasi ajo ishte shtatzënë në javën e 24-të, mjekët e zhvendosën 28-vjeçaren në pulmonologji.

“Pas terapisë plazmatike, përmirësimi ishte vendimtar.”– tha Giuseppe De Donno, drejtor i pneumologjisë. 28-vjeçarja nuk arrite ta besonte që po linte spitalin në Mantua, Lombardi, në javën e 24-t të shtatzënisë, ndërkohë që edhe një fëmijë tjetër po e priste në shtëpi.

Pas testit të dytë për virusin ajo rezultoi negative.  “Plazma më riktheu në jetë. Unë isha në depresion, por gjeta profesionistë të jashtëzakonshëm.”- tha ajo.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: ilmessaggero

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali patrizia vincenzi koronavirusi ne itali patrizia vincenzi

Sondazh

Poll