Bota

‘Pasaporta e shëndetësisë’ Greqia nuk do të pranojë asnjë turist të huaj, nëse nuk ka kryer testin e Covid-19

22 Prill 2020, 11:34 Nga DOSJA
‘Pasaporta e shëndetësisë’ Greqia nuk do të

GREQI– Bota është mposhtur nga virusi dhe shumë shtete nuk janë dakort në hapjen e kufijve apo pritjen e turistëve gjatësezonit turistik.  Megjithatë kur autoritetet shëndetësore të vendit po japin një dritë shprese për kthimin gradual të normalitetit, operatorët e turizmit janë veçanërisht të shqetësuar për ndikimin në industrinë e rëndë të vendit.

Teksa kujtojmë se fluksi i vizitorëve nga jashtë konsiderohet i rrezikshëm, ekspertët paralajmërojnë udhëtimin nën rregulla të rrepta dhe kontrolle rigoroze.

Vetë Ministri i Turizmit, Haris Theocharis, deklaroi se turistët në Greqi do të vijnë me një “pasaportë shëndetësore”.

Pra kjo tregon se çdo turist i huaj që kërkon të bëjë pushime këtë verë në ishujt grekë,  përveç  rrobave të banjos dhe peshqirit, duhet të kenë me vete edhe “pasaportë shëndetësore” që të lejohet nga autoritet atje.

“Sidoqoftë basti i madh për zhvillimin e vitit turistik këtë verë në Greqi është hyrja dhe dalja e sigurt e vizitorëve nga vendi europian dhe për këtë arsye promovohet “pasaporta shëndetësore.”- tha  Ministri i Turizmit.

Sa i përket kësaj çështjeje Theocharis deklaroi se BE është duke u konsultuar në mënyrë që çdo qytetari europian që dëshiron të udhëtojë, t’i bëhet një test i besueshëm për të zbuluar nëse është i prekur nga Covid-19 apo ajo.

Ndër të tjera ai thekson se kjo duhet të bëhet në vendin nga vijnë turistët. Pra nëse është një vizitor gjerman, ai duhet ta ketë kryer testin në Gjermani para se të vijë në Greqi.

Theocharis tha se është në kontakt të vazhdueshëm me operatorët kryesorë turistik jashtë vendit, të cilët shprehin interesin e tyre për Greqinë dhe presin që masat e mbrojtjes shëndetësore të merren në hotele dhe vende të tjera me interes turistik.

Ai theksoi se turizmi grek është në një sezon turistik 3-mujor, duke përmendur se korriku, gushti dhe shtatori do të ngrenë peshën e vitit turistik këtë vit. Sigurisht, ai shtoi se ka indikacione të bazuara për zgjatjen e periudhës së sezonit në tetor dhe nëntor.

Deri më tani në Greqi  janë shënuar  2.245 të infektuar ndërsa numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 119.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: tenea.gr 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll