Bota

Covid-19 nuk zhduket lehtë, në Kinë të shëruarit nga koronavirusi janë infektuar për herë të dytë pas 70 ditësh

22 Prill 2020, 10:42 Nga DOSJA
Covid-19 nuk zhduket lehtë, në Kinë të shëruarit nga

KINË– Mjekët kinezë në Ëuhan , ku koronavirusi u shfaq për herë të parë në dhjetor të 2019, thonë është në rritje numri i rasteve për njerëzit që jnaë shëruar si fillim nga virusi, por vazhdojnë të rezultojnë sërish pozitivë për koronavirusin.

Sipas tyre kjo është një nga sfidat e tyre më të mëdha pasi vendi kalon në një fazë të re të betejës së saj me pandeminë. Ata pacientë që rezultuan negativ për virusin në një moment pasi u shëruan, janë infektuar sërish me Covid-19, 70 ditë më vonë, thanë mjekët.

Por për shumicën prej tyre infektimi ka ardhur edhe pas 50 ose 60 ditë pas shërimit.
Infetkimi për herë të dytë është një shqetësim ndërkombëtar, pasi shumë vende që po kërkojnë të mbarojnë fazën e bllokimeve dhe të rifillojnë aktivitetin ekonomik, pengohen nga vala e dytë e infeksionit.

Aktualisht, periudha e izolimit e rekomanduar globalisht pas ekspozimit është 14 ditë. Deri më tani, nuk ka konfirmime të pacientëve të rinj pozitivë që infektojnë të tjerët, sipas zyrtarëve kinezë të shëndetësisë. Kina nuk ka publikuar shifra të sakta se sa pacientë janë infektuar për herë të dytë. Por raportet nga spitalet kineze për Reuters tregojnë se ka të paktën dhjetëra raste të tilla.

Reuters raportoi se një burrë në Wuhan, i cili duket se ishte në të 50-at e tij, kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 më shumë se dy muaj pasi ai kontraktoi për herë të parë. Ai ishte trajtuar në dy spitale para se të transferohej në një qendër karantine të vendosur në një pjesë industriale të Wuhan.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll