Bota

Vdekja e gruas shtatzënë të infektuar në Kosovë/ Flet mjeku Morina: Vuante nga disa sëmundje kronike

22 Prill 2020, 11:55 Nga DOSJA
Vdekja e gruas shtatzënë të infektuar në Kosovë/ Flet

Kosovë-  Arbër Morina, kirurg në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka deklaruar gruaja shtatzënë e infektuar që humbi jetën ditën e djeshme në Gjakovë, vuante edhe nga sëmundje të tjera.

“Sipas informacioneve që ne kemi, zonja ka qenë shtatzënë, por ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si problemet me veshkat dhe sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese, prandaj nuk e përballoi dot infeksionin.”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në A2 CNN me gazetaren Alba Alishani.

Më tej ai shtoi: “Ne e kemi menaxhuar mirë situatën. Kishim parashikuar një numër shumë më të madh infeksionesh dhe vdekjesh. Kemi përfituar shumë për shkak se Kosova ka një popullsi të re, por edhe menaxhimi i situatës deri tani ka qenë i duhuri. Ekspertët kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë si kurrë më parë. Identifikimi në kohë i të prekurve ka bërë që vatrat të izolohen në kohën e duhur”. 

Numri total i të infektuarve në Kosovës ka shkuar  598, ndërkohë deri më tani janë shënuar 13 viktima.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll