Bota

Covid-19 teston pushtetin e Putin/ Qytetarët rus: Jemi të zhgënjyer, mezi po mbijetojmë

22 Prill 2020, 10:55 Nga DOSJA
Covid-19 teston pushtetin e Putin/ Qytetarët rus: Jemi të

RUSI-  Në Rusi kanë nisur të hapen ndërmarrjet pa urdhër të shtetit. Kjo pasi presidenti i Rusisë nuk po e po menaxhon situatën ashtu si duhet.

Qytetarët në Rusi janë shprehur se nuk kanë marrë ndihmë nga shteti dhe se ata duhet të bjënë diçka për të mbijeturar. Shumica prej shitësve ambulant kanë nisur me punën e tyresi më parë me shpërndarjen e manaferrave dhe shitja çokollatave.

Qytetarët kanë shtuar se i janë drejtuar vetë Presidentit  Putin, por përsëri ai nuk ka reaguar për asgjë.

“Mendova se ai e kuptoi. Por nuk ka pasur rezultate, dhe masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme. Ne vetëm duhet të menaxhojmë vetë.”-shpjegoi kohët e fundit një biznesmene, duke thënë se ajo tani mezi po flinte duke mednuar vazhdimisht mënyra të reja për të mbijetuar.

Rusia ka Fondin Monetar Ndërkombëtar që parashikon recesionin më të keq botëror që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, ekonomia e Rusisë nuk ka qenë imune, as politikanët e saj, përfshirë Presidentin Putin.

Tashmë ka disa shenja se Rusinë do ta pushtojë rënia e ekonomisë si shkak i koornavirusit. Të hënën, qindra njerëz në qytetin jugor të Vladikavkaz dolën të protestojnë kundër bllokimit. Qeveria rajonale po ofron vetëm 3,000 rubla, (40 dollarë) pagesa shtesë për ata që humbasin punën e tyre.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi rusi vladimir putin koronavirusi ne rusi rusi vladimir putin

Sondazh

Poll