Bota

“Rast unik në Itali” Një 23-vjeçare rezulton e infektuar nga koronavirusi edhe pas 55 ditësh

22 Prill 2020, 12:34 Nga DOSJA
“Rast unik në Itali” Një 23-vjeçare rezulton e

ITALI– Një 23-vjeçare që u shtrua në spital më 28 shkurt, ka qenë në izolim për 55 ditë, shkruajnë mediat vendase. Ky është një rast i përcaktuar nga mjekët si “pothuajse unik” në Itali, sepse është i rrallë që një infektuar të mos shërohet për 55 ditë.

Kjo pasi edhe rezultati i testit të kryer më 16 prill tek pacientja ka rezultuar pozitivë.

“Pasi 23-vjeçarja u shtrua në repartin e Covid-19, specialistja e sëmundjes infektive të Orsola Luciano Attard shpjegon për mediat se pacientja pas katër ditësh ajo ishte mirë, por testet që i bëhen janë akoma pozitive. Ne po e studiojmë me kujdes. Me sa dimë, askush tjetër në Itali nuk ka qëndruar pozitiv për kaq shumë kohë.”– kanë thënë mjekët.

“A jam bërë një rast kaq e njohur? Tani unë qesh për këtë. Tani pres që punonjësit e shëndetit publik t’i nënshtrohen testeve më të hollësishme të gjakut.”– shprehet pacientja 23-vjeçare.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: V.notizie

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 23-vjeçarja koronavirusi ne itali 23-vjeçarja koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll