Bota

Kroçiera italiane bllokohet në Japoni, rezultojnë me Covid-19 më shumë se 30 anëtarë të ekuipazhit

22 Prill 2020, 12:17 Nga DOSJA
Kroçiera italiane bllokohet në Japoni, rezultojnë me Covid-19

TOKYO– Koronavirusi është përhapur në çdo cep të botës dhe rastet e të infektuarëve  po rriten ditë pas dite. Ditën e sotme mediat e huaja kanë bërë me dije se mbi  30 anëtarë të ekuipazhit në një kroçierë  italiane të ndaluar për riparime në prefekturën Nagasaki të Japonisë, kanë rezultuar të prekur nga Covid- 19.

Por ky fakt ka ngjallur panik dhe ka shqetësuar banorët e zonës. Grupi i të infektuarvë në bordin e ‘Costa Atlantica’ është një rast që vjen infektimit të pasagjerëve në anijen e lundrimit “Diamond Princess” në Yokohama dy muaj më parë, ku më shumë se 700 persona u infektuar, edhe pse këtë herë vetëm anëtarët e ekuipazhit ishin në bord.

Ndërkohë anija ka 623 vetë në ekuipazh,dhe pasi u zbulua se ishte infektuar njëri prej tyre, janë kryer testet  edhe tek personat që i infektuari ka pasur kontakte.

Autoritetet e prefekturës së Nagasaki kanë deklaruar ditën e sotme se  ata kishin rregjistruar gjithsej 34 infeksione në anije dhe kishin bërë thirrje për ndihmë nga qeveria qendrore për të zgjidhur problemin.

“Ka shumë infeksione në bord dhe ne nuk kemi sistemin mjekësor që të konfirmojë gjendjen shëndetësore dhe të ndajë, ata që testojnë pozitivë dhe negativë. Do të na duhet gjithashtu një sistem për transportimin e pacientëve. Është e vështirë për prefekturën të kryejë punë të dekontaminimit, kështu që unë dua të kërkoj mbështetjen e vendit.-u shpreh guvernatori Hodo Nakamura në një konferencë për shtyp.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: nationalpost 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota costa atlantica koronavirusi ne japoni costa atlantica koronavirusi ne japoni

Sondazh

Poll